Aktualitet

Aksident në Gjirokastër, përplaset nga dy automjete një turiste angleze

29 Gusht 2019, 10:29 Nga DOSJA
Aksident në Gjirokastër, përplaset nga dy automjete një

GJIROKASTËR– Një turiste angleze është aksidentuar ditën e sotme. Mësohet se turistja është përplasur nga dy automjete në zonën e “Pazarit” në Gjirokastër.

Turistja me inicialet J.S(Shtetase Angleze), 32 vjeçe, është dërguar me urgjencë për në spitalin e Gjirokastrës nga kalimtarë të rastit. Mësohet se çekja është plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Trafiku i ç’orientuar në pjesën e Pazarit Karakteristik si pasojë e punimeve në ndërtimin e kalldrëmit, ka rënduar mjaft trafikun dhe është shoqëruar herë pas here me incidente.

 

 

Njoftimi i policisë

Njoftohemi se në zonën muzeale, lagja “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër, mjeti tip “Honday”, me drejtues shtetasin C.L(Shtetas Spanjoll), 26 vjeç, ka goditur kalimtaren shtetasen J.S(Shtetase Angleze), 32 vjeçe.

Për pasojë shtetasia J.S. është dëmtuar në këmbë, e cila është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër për mjekim.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbarjen e plotë të ngjarjes.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gjirokastër perplaset turistja angleze aksident në gjirokastër perplaset turistja angleze

Sondazh

Poll