Aktualitet

Do vizitoni SHBA-në? Ambasada thirrje për të gjithë ata që janë pajisur me vizë amerikane

29 Gusht 2019, 08:35 Nga DOSJA
Do vizitoni SHBA-në? Ambasada thirrje për të gjithë ata

Tiranë- Ditën e sotme Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri me anë të një postimi në Facebook ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të pajisur me vizë amerikane.

Sipas ambasadës nëse i thuhet oficerit konsullor që do të qëndrojnë për dy javë në SHBA,nuk mund të qëndrohet gjashtë muaj. Ambasada e SHBA në Tiranë shpjegon se oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni ndaj dhe porosit që të siguroheni që të mos e tejkaloni.

“Është shumë e rëndësishme që t’i përmbaheni kushteve të vizës tuaj. Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të qëndroni për dy javë në SHBA, ju nuk mund të qëndroni gjashtë muaj. Në pikën e hyrjes në SHBA, oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni – sigurohuni të mos e tejkaloni! ” shkruhet në statusin e shpërndarë nga ambasada.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane thirrje pajisja me vizë amerikane ambasada amerikane thirrje pajisja me vizë amerikane

Sondazh

Poll