Aktualitet

Parandalohet sherri në familje, arrestohet 66-vjeçari në Korçë, i gjenden armë dhe lëndë shpërthyese në banesë

29 Gusht 2019, 08:17 Nga DOSJA
Parandalohet sherri në familje, arrestohet 66-vjeçari në

Korçë- Në prangat e policisë së Korçës ka rënë një 66-vjeçar pasi në banesë i janë gjetur armë zjarri, pajisje shpërthyese dhe municione luftarake.

Ndërkohë, blutë e Korçës bëjnë me dije se pas arrestimit të tij është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të një konflikti në familje. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Th., 66 vjeç, i cili po konfliktohej me djalin e tij.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Drenovë kishte konflikt në një familje, dhe se i zoti i banesës posedonte armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e konflikit që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Th., 66 vjeç, i cili po konfliktohej me djalin e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 66-vjeçari arrestohet i moshuari në korçë i moshuari sherr me të birin arrestohet 66-vjeçari arrestohet i moshuari në korçë i moshuari sherr me të birin

Sondazh

Poll