Aktualitet

33.5 kg kokainë në Durrës, Çuçi: Urime, por operacioni vijon

Çuçi shkruan se ky operacion është prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar.

3 Nëntor 2022, 23:55 Nga F.M
33.5 kg kokainë në Durrës, Çuçi: Urime, por
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka pëgëzuar Policinë e Shtetit për operacionin e zhvilluar në Portin e Durrësit, ku sot u sekuestruan 33.5 kilogramë kokainë. Në postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se ky operacion është prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar.

"Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon,"- shkruan Çuçi, duke nnëkuptuar vazhdimësinë. 

33.5 kilogramë kokainë është gjetur e sekuestruar këtë pasdite në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte futur në kontejnerët e kompanisë ‘BanaKing’, në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj, që ishin ngarkuar me banane në Ekuador. Por, bashkë me frutat ekzotike, në Portin e Durrësit mbërriti dhe 33.5 kilogramë drogë. Kontrollet në kontejner janë kryer tri ditë pas mbërritjes së tij në Shqipëri dhe dyshimeve të ngritura se brenda mund të fshihej diçka e dyshimtë. Tetë persona, punonjës të kompanisë e të skanerit janë shoqëruar pasi dyshohet se janë përfshirë. Kjo sepse skaneri e kishte nxjerrë të 'pastër' kontejnerin.

bledi cuci droge ne banaking

Sondazh

Poll