Aktualitet

Rama: BBC e preu një pjesë, gazetares i numërova britanikët e larguar pas luftës drejt Australisë, shqiptarët do kthehen në atdhe

Ai tha se BBC ia kishte prerë një pjesë të intervistës, ku ai i kishte thënë gazetares se një numër i madh britanikësh kishte emigruar drejt Australisë pas luftës. 

3 Nëntor 2022, 21:10 Nga F.M
Rama: BBC e preu një pjesë, gazetares i numërova britanikët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mendon se trendi i lëvizjes së shqiptarëve do të ndryshojë. Në një intervistë për Real Story, Rama tha se shqiptarët do të kthehen në vendlindje. Ai tha se BBC ia kishte prerë një pjesë të intervistës, ku ai i kishte thënë gazetares se një numër i madh britanikësh kishte emigruar drejt Australisë pas luftës. 

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama: Është absolutisht e vërtetë dhe është e kotë të kundërshtohet që Shqipëria gëzon mjaft repsekt, askush nuk e ka menduar që gjithë Bashkimi Evropian do të vijë në Tiranë në 6 dhjetor dhe që Shqipëria të marrë kryesimimin e Procesit të Berlinit. Ne kemi synuar gjithmonë kushtin e barazisë që pavarësisht vendodhjes e madhësisë së vendit, ne japim respekt dhe kërkojmë respekt. Rezultatet e arritura nga Shqipëria errësohen këtu nga aktorë të shumtë. Përndyrshe nuk do të kishim këtë transformim sasior të kërkesave për investime në Shqipëri.

Një kolegu im më kujtoi një deklaratë që keni thënë se në 2025-n shqiptarët do të kthehen në atdhe...

Edi Rama: Në bisedën me gazetaren e BBC nga Berlini, kishte dhe një pjesë që e kishin prerë. Unë solla Britaninë e Madhe si shembull, një vend i goditur nga lufta që kishte kushte mjaft të ngjadshme me tonat, i solla shifrat e të ikurve nga Britania në atë kohë drejt Australisë. Ai emigracion ka krijuar një popullsi drejt Amerikës e kështu me radhë. Të gjitha vendet kanë fazat e tyre historike, kjo nuk konsiderohet si veçori shqiptare. Sidomos pasi shqiptrët kanë dalë nga një izolim katastrofik. Jam i bindur që do ketë kthime, por që kurrë nuk do të ndalojnë së ikuri. Trendi do të jetë i kthimeve dhe jo i ikjeve. Ky trend do të fillojë të balancohet. 

edi rama

Sondazh

Poll