Aktualitet

Hoxha: Droga mund të ketë lidhje me 6 ton kokainë të kapur në Maltë

Hoxha tha se kapja e kokainës ka ardhur si pasojë e informacioneve të partnerëve ndërkombëtarë.

3 Nëntor 2022, 21:40 Nga I.A
Hoxha: Droga mund të ketë lidhje me 6 ton kokainë të kapur
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se se kapja e kokainës sw sotme mund të jetë e të njëjtës linjë, me një sasi 6 ton të kapur në Maltë. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, Hoxha tha se kapja e kokainës ka ardhur si pasojë e informacioneve të partnerëve ndërkombëtarë.

"Policia pretendon se skaneri e ka nxjerrë të pastër kontejnerin dhe thotë se nuk ka patur element të dyshimtë. Nxori edhe pamje policia, thotë e ka kapur qeni. Fakti që u gjet me këmbëngulje, edhe pse skaneri e ka gjetur të pastër, do të thotë ka informacion nga partnerët. Dyshimet janë që kokainë e të njëjtës linjë është kapur në Maltë, prej 6 ton. A është e njëjta, ende nuk e dimë. Është fakt që kontejneri që është hapur në Durrës është nisur në 20 shtator nga Ekuadori, ka kaluar kanalin e Panamasë. Në 21 tetor ka qëndruar në Itali. Në 28 tetor, anija ka ardhur në Portin e Durrësit," tha Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll