Aktualitet

Kokaina e kapur në Durrës, Hoxha: Policia kishte informacione nga jashtë, sot shkuan prokurorët e SPAK

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Mcn Tv, Hoxha tha se për kapjen e kokainës sot për herë të parë kanë shkuar prokurorët e SPAK.

3 Nëntor 2022, 20:52 Nga I.A
Kokaina e kapur në Durrës, Hoxha: Policia kishte informacione nga
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se për drogën e kapur ditën e sotme në Portin e Durrësit ka pasur informacione nga ndërkombëtarët. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Mcn Tv, Hoxha tha se për kapjen e kokainës sot për herë të parë kanë shkuar prokurorët e SPAK. Po ashtu ai theksoi se ka dyshime që kjo sasi mund të jetë e të njëjtës linjë, me një sasi 6 ton të kapur në Maltë. 

"Policia deri më tani pretendon se skaneri i ka nxjerrë të pastër kontenierin. Ata thonë se nuk ka patur elementë që të bënin të dyshonin se kishte kokainë. Drogën e gjeti qeni. Fakti që kjo u gjet me këmbëngulje, del që kjo është marrë nga informacione të jashtme. Dyshimet janë që kokainë e të njëjtës linjë është kapur në Maltë, prej 6 ton. Kontenieri që u kap sot në Durrës ëhstë nisur në 20 shtator nga porti i Ekuadorit, më datë 30 Shtator ka kaluar në kanalin e Panamasë. Në datën 28 tetor anija ka ardhur në portin e Durrësit. Fakti që ata kanë këmbëngulur dhe kanë kontrolluar me qenë dhe në rastin konkretë sasia që është kapur sot, mënyra se si është kapur tregon që kemi të bëjmë me një linjë. Deri në këto momente sasi të kapura kokainë deri më tani kemi të bëjmë me 3 ton kokainë. Ne jemi vend traziti, Shqipëria nuk ka treg për 3 ton kokainë. Sot prokurorët e SPAK-ut kanë vendosur që të shkojnë vetë. Ata kanë shkuar pasi duhet që të jetë një bashkëpunim me partnerët. Fakti që policia ka qenë me qen dhe kamera tregon se ka pasur informacione, se polica jonë ska shance që të jetë kaq e pregatitur," tha Hoxha. 

artan hoxha droge ne banaking

Sondazh

Poll