Aktualitet

Ekstradimi i Dyrmishit, Hoxha: Ai u dorëzua vetë, autoritetet tona shkelën çdo ligj për t'iu servilosur Greqisë

Rasti i dytë është deportimi i shqiptarit të akuzuar për përdhunim, Spartak Dyrmishi, që sipas Hoxhës nuk u respektua asnjë ligj për deportimin e tij.

3 Nëntor 2022, 22:28 Nga I.A
Ekstradimi i Dyrmishit, Hoxha: Ai u dorëzua vetë, autoritetet tona
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar dy raste ku Shqipëria është shumë inferiore ndaj shteteve të tjera. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Mcn Tv, Hoxha ka thënë se rasti i parë është ekstradimi i disa shtetasve turq që kishin ardhur në Tiranë për të kërkuar azil. Rasti i dytë është deportimi i shqiptarit të akuzuar për përdhunim, Spartak Dyrmishi, që sipas Hoxhës nuk u respektua asnjë ligj për deportimin e tij. Po ashtu, Hoxha ka theksuar se Dyrmishi u dorëzua vetë në polici edhe pse policia e ka trajtuar këtë rast si të sukseshëm. 

"Ne tregojmë sa inferiorë jemi ndaj vendeve të tjera. Na kërkoi Turqia, disa shtetas turq që ndodheshin në Shqipëri konfront legjistacionit shqiptarë dhe ne në Rinas ja çojmë Turqisë duke shkelur çdo ligj. Rasti i dytë, një shqiptar i akuzuar në Greqi për përdhunim, kalon në Shqipëri. Dhe Ministri grek telefonon autoritetet shqiptarë vet dhe autoritetet shqiptare pa konsultuar me asnjë ligj organizon një operacion për ta kapur. Bëhet fjalë për një Spartak Dyrmishi. I venë në shtëpi për ta kapur dhe nuk e kapën dot. Më pas ikën te i vëllai ai dhe i vëllai telefonon policinë për çfarë e kërkojnë. I tha policisë nëse dorëzohet ao do të zbatojnë ligjin. Dhe dorëzohet vet ai, shkon në Komisariatin e Vlorës dhe nuk i kanë sjellë as avokat dhe nuk e kanë çuar në Gjykatë por e marrin e hipin në furgon dhe e çojnë në Kakavijë. Ai mund të jetë krimineli më i madh në qarkullim, por ka disa ligje për zbatuar. Për të treguar servilizmin ndaj shtetit grek këta kanë marr shtetasin e tyre pa avokat dhe pa vendim gjykate dhe kanë çuar atje. Ata nuk e kapën, por ai shkoi vet. Këta e paraqitën si rast suksesi. Këtë që kemi bërë ne me këtë shqiptarin, e kanë çuar në Greqi. Nëse ai është fajtor të dënohet kudo. Ne kemi marrëveshje ekstradimi, por jo deportimi," tha Hoxha.

artan hoxha spartak dyrmishi

Sondazh

Poll