Aktualitet

Droga në 'BanaKing', Klodiana Lala: Bosët a do kapen? Kokaina u gjet brenda kutive, e implikon shumë kompaninë

Sipas Lalës, kjo gjë tregon se droga nuk i është vendosur në port, por direkt në Ekuador, atje ku dhe është mbushur me banane. 

3 Nëntor 2022, 21:49 Nga F.M
Droga në 'BanaKing', Klodiana Lala: Bosët a do kapen?
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur pikëpyetje në lidhje me sekuestrimin e 33.5 kg kokainë në kontejnerët e BanaKing në Portin e Durrësit. Në një postim në Facebook, Lala kërkon të dije se kur do të arrestohen bosët. Ajo shton se fakti që kokainë është gjetur brenda kutive me banane, e implikon më shumë kompaninë. Sipas Lalës, kjo gjë tregon se droga nuk i është vendosur në port, por direkt në Ekuador, atje ku dhe është mbushur me banane. 

Statusi: 

Kohet e fundit policia e Durresit ka finalizuar disa operacione domethenese, ku me i fundit eshte ai i pasdites se sotme i bllokimit te 33.5 kg kokaine ne kontejneret me babane te kompanise Zico sh.a me brand Banaking. Kokaina sipas burimeve ishte fshehur brenda kutive me banane. Dhe kjo e ndryshon shume ceshtjen. Sepse kur droga eshte brenda ngarkesen implikon rende kompanine. E njejta kompani ka dhe nje tjeter rekord, ku iu bllokua nje sasi e madhe kokaine qe vinte po nga Ekuadori, por nderkohe hetimet zvarriten. Se ketu ne burg shkojne ata qe ndertojne kotece pulash dhe jo ata qe bejne trafik.
Sy e vesh sesi do shkoje kjo ceshtje! Mire droga u sekuestrua, po boset a do te kapen?

33.5 kilogramë kokainë është gjetur e sekuestruar këtë pasdite në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte futur në kontejnerët e kompanisë ‘BanaKing’, në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj, që ishin ngarkuar me banane në Ekuador. Por, bashkë me frutat ekzotike, në Portin e Durrësit mbërriti dhe 33.5 kilogramë drogë. Kontrollet në kontejner janë kryer tri ditë pas mbërritjes së tij në Shqipëri dhe dyshimeve të ngritura se brenda mund të fshihej diçka e dyshimtë. Tetë persona, punonjës të kompanisë e të skanerit janë shoqëruar pasi dyshohet se janë përfshirë. Kjo sepse skaneri e kishte nxjerrë të 'pastër' kontejnerin.

klodiana lala droge ne banaking

Sondazh

Poll