Bota

Mediat spanjolle prodhojnë 'fake news", nënën e dëshmorit të UÇK-së e bëjnë një qytetare serbe që dhunohet në Kosovë

Kështu media spanjolle "TeleCinco" teksa ka pasqyruar lajmin shkruan se e moshuara është një qytetare serbe që po dhunohet në një azil në Kosovë duke ndjekur të njëjtën linjë si mediat serbe ditën e sotme, të cilat shtrembëruan lajmin dhe prodhuan "Fakle News" duke përdorur një ngjarje të rëndë. 

3 Nëntor 2022, 23:44 Nga e.k
Mediat spanjolle prodhojnë 'fake news", nënën e
Titulli i medias spanjolle

KOSOVË- Disa media spanjolle kanë ndjekur të njëjtën linjë si ato serbe sa i përket pasqyrimit të ngjarjes së rëndë të ndodhur në azilin "Orenga" në Pejë ku një e moshuar nënë e një dëshmori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhunohej nga kujdestarja dhe infermieret. 

Kështu media spanjolle "TeleCinco" teksa ka pasqyruar lajmin shkruan se e moshuara është një qytetare serbe që po dhunohet në një azil në Kosovë duke ndjekur të njëjtën linjë si mediat serbe ditën e sotme, të cilat shtrembëruan lajmin dhe prodhuan "Fakle News" duke përdorur një ngjarje të rëndë. 

Mediat spanjolle prodhojnë 'fake news", nënën e
Lajmi i medias spanjolle

“Imazhet janë të tmerrshme dhe tregojnë karakterin moral të një infermiereje dhe ka mundësi që urrejtja racore, është sërish e pranishme në Kosovë. Është sulmi ndaj një gruaje të moshuar në një shtëpi të të moshuarve në Kosovë. Njerëzit që duhet të kujdesen për të tallen me të, e godasin me shuplakë dhe e rrahin paturpësisht, ndërsa viktima përpiqet të mbrohet pavarësisht brishtësisë së saj. Ngacmimi fillon me një shuplakë të parë që bën të qeshin ata që marrin pjesë në këtë skenë kriminale. E vendosur në qoshe, e mbajtur nga krahët, e moshuara, e pambrojtur, merr disa shuplaka të tjera. Pafuqia e saj është totale. Dhe të qeshurat dhe talljet e infermieres agresore dhe të tjerëve, një mizori e padurueshme. E vendosur në qoshe, ajo përpiqet të mbrohet duke ngritur këmbën. Një gjest refleks që shkakton më shumë dhunë nga infermierja e cila është arrestuar dhe mund të dënohet me 3 vite burg", shkruan media spanjolle. 

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll