Bota

"Propaganda", mediat serbe e paraqesin të moshuarën e dhunuar si serbe, eksperti: Keqpërdorim!

Por në gjithë këtë ngjarje të rëndë mediat serbe janë kujdesur që ta tranformojnë dhe të moshuarën nga peja ta bënin një të moshuar serbe që po dhunohet në azilet e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i sigurisë në Kosovë Agim Musliu, i cili ka shpërnmdarë dhe lajmin në rrjetin social Facebook. 

3 Nëntor 2022, 15:20 Nga e.k
"Propaganda", mediat serbe e paraqesin të moshuarën e
Pasqyrimi i ngjarjes në mediat serbe

KOSOVË- Konfliktet e shtuara së fundmi mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë lënë pa përshirë dhe ngjarjen e ndodhur në Pejë ku një e moshuar u dhunua në një azil. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik dhe reagimet ishin të shumta. Por në gjithë këtë ngjarje të rëndë mediat serbe janë kujdesur që ta tranformojnë dhe të moshuarën nga peja ta bënin një të moshuar serbe që po dhunohet në azilet e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i sigurisë në Kosovë Agim Musliu, i cili ka shpërnmdarë dhe lajmin në rrjetin social Facebook. 

Tranformimin e të vërtetës nga mediat serbe, ai e quan një keqpërdorim të skajshëm të propagandës serbo-ruse.

"Lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosoves eshte bere vertet e nje intensiteti te larte. Pas kercenimeve me pranine e ushtrise se Serbise ne kufi me Kosoven; pas sabotimit te policeve serbe te Policise se Kosoves per t'i kryer detyrat shteterore sipas hierarkise (ne prani te eksponenteve te Listes Serbe), tash na del edhe elementi dezinformues ne shesh. Nje keqperdorim i skajshem (por te cilin jemi mesuar ta shohim ne vazhdimesi), i fakteve nga propaganda serbo-ruse.Videoja e keqperdorimit te nje gruaje te shtyre ne moshe nga punetore te papergjegjshme ne Peje (qe beri buje sot me mediat tona), ne Serbi po perdoret shume se "viktima eshte nje plake serbe", e cil asipas tyre "maltretohet nga motra medicinale shqiptare". Ky rast eshte njeri nga shembujt me te fresket te makinerise te luftes speciale te Beogradit. Se dezinformimi me nje fatkeqesit te ketij lloji, duket se eshte i organizuar nga struktura te sigurise se Serbise, eshte edhe fakti se shperndarja e kesaj videoje eshte shume e shpejte dhe masive. Sigurisht jane angazhuar botët (robotët elektronikë) të Vuçiqit, te cilet jane me dhjetera mijera. Nga kjo le ta nxjerrim si shoqeri nje mesim se, sahere del nej video e ketij lloji, Serbia, sipas modelit rus, falsifikon faktet", shkruan ai.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Miniere Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

dhunohet e moshuara ne peje agim musliu

Sondazh

Poll