Aktualitet

Flakët përshijnë zonat rreth Delvinës, u rrezikua Syri i Kaltër, kërkohet ndihmë nga Greqia (Foto)

29 Gusht 2019, 08:03 Nga DOSJA
Flakët përshijnë zonat rreth Delvinës, u rrezikua Syri i

Delvinë- Një zjarr i përmasave te mëdha ra në jug të Shqipërisë, në Delvinë, një ditë më parë, pranë disa puseve të naftës. Zjarri kërcënoi edhe zonën e Syrit të Kaltër po flakët aty u vunë shpejt nën kontroll.

Për flakët e shumta është kërkuar edhe ndihmë nga Greqia. Nisur nga rrezikshmëria e madhe e zjarreve, kryetari i Bashkisë se Finiqit Kristaq Kico është lidhur më Konsullatën grekë në Gjirokastër për të kontribuar ajo për mjete për shuarjen e zjarrit nga ajri. Mësohet se zjarrfikësit grekë, po bëhen gati të transferon për në Shqipëri.

Pas komunikimit me Ministrinë e Jashtme Greke dhe në kuadrin e marrëveshjeve dypalëshe me Shqipërinë, Departamenti i Zjarrfikësve të Epirtit u udhëzua të përgatisë forca për t’i dërguar dhe vepruar në Delvinë.

Mësohet këtë udhëtim janë nisur pesë automjete me tre anëtarë ekuipazhi secila dhe dy oficerë. Pritet që të shuhen të gjitha vatrat e zjarrit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rrezikohet syri i kaltër zjarre në delvinë rrezikohet syri i kaltër zjarre në delvinë

Sondazh

Poll