Sport

Loja kompjuterike/ ‘Bad News Eagles’ po bën namin në Brazil, postimi në Twitter tmerron Serbinë: Po sikur të...

Në Brazil po zhvillohet turneu më i madh në botë kompjuterik si cs:go “Rio Major”. Fituesi do të marrë 1 milion e 250 mijë dollarë.

3 Nëntor 2022, 16:32 Nga DOSJA

Loja kompjuterike/ ‘Bad News Eagles’ po bën namin në

BRAZIL- Në Brazil po zhvillohet turneu më i madh në botë kompjuterik si cs:go “Rio Major”. Fituesi do të marrë 1 milion e 250 mijë dollarë. Skuadra nga Kosova “Bad News Eagles” ka fituar ndaj “Gamer Legion” 2:0, duke siguruar fitoren e 3-t që i kualifikon ata në “Legends Stage”, në mesin e 16 skuadrave më të mira në botë.

Pas këtij suksesi të madh, në faqen e tyre zyrtare në Twitter është shfaqur një fotografi ku shihen gjashtë shqiponja që mbajnë flamurin e të ashtuquajturës “Shqipëria e madhe” që është në flamurin e shtetit të Kosovës. Gazeta serbe ALO e cilëson këtë një skandal. Drejtuesit e dy skuadrave më të mëdha si Crvena zvezda dhe Partizani i Beogradit kanë reaguar menjëherë.

“Cilat do të ishin pasojat nëse një organizatë e Sporteve nga Serbia do të promovonte konceptin e Serbisë së Madhe?" Nëse nuk ka, ne do të bëjmë të njëjtën gjë.” Tha presidenti i Partizanit të Beogradit Jovan Mijailovic.

Anëtari i marketingut të Crvena Zvezdës Pavle Kovačević është gjithashtu i indinjuar nga ky postim.“Ajo që është problematike është fakti se ata po përdorin sukseset e tyre për të promovuar idenë e një Shqipërie të madhe në një industri ku një pjesë e madhe e shikuesve janë fëmijë dhe të rinj me qëndrime të paformuara”theksoi Kovačević.

E.Ç (Dosja.al)

 

brazil bad news eagles

Sondazh

Poll