3 Nëntor 2022, 14:23
Nga DOSJA

ITALI - Fikayo Tomori ka pak më pak se dy vjet me Milanin, por në fakt është një nga liderët dhe pikat fikse të skuadrës së Stefano Piolit. Mbrojtësi anglez foli për ‘StarCasinò Sport’ për aventurën e tij te kuqezinjtë: "Sekreti i këtij Milani është uria, dëshira për të ndihmuar gjithmonë njëri-tjetrin dhe për të fituar të gjithë së bashku, - u shpreh ai në një intervistë me Carlo Pellegatti. - Ne marrim shumë mbështetje nga trajneri, nga stafi, nga Maldini, nga Massara dhe nga tifozët. Ka një ndjenjë të shkëlqyer: të ecim përpara të gjithë së bashku. Kjo është ideale për mua, si lojtar. Me cilin shok skuadre jam i lidhur më shumë? Ne jemi një familje!".
Tomori më pas u ndal në disa nga shokët e tij të skuadrës në veçanti: "Ibrahimovic është një makinë dhe një profesionist i shkëlqyer. Unë kam respekt të jashtëzakonshëm për të: ai është një pikë referimi e jashtëzakonshme për mua. Leao, nga ana tjetër, është lojtari që më ka befasuar më së shumti: ai është aq i fortë sa as ai nuk e ka kuptuar ende potencialin e tij të vërtetë. Idhulli im i fëmijërisë ishte Thierry Henry: ai ishte ndryshe, ai luante me doreza dhe çorape mbi gju. Unë shoh disa nga klasa e tij te Rafael".

Është e pashmangshme të flasësh edhe për kundërshtarët e tij dhe në veçanti për ata që e kanë vënë në më shumë vështirësi që prej mbërritjes në Itali: “Tre janë them: Lautaro, sepse ai identifikon shumë lëvizje të ndryshme për të të vënë në vështirësi, Abraham, sepse ai më njeh shumë mirë dhe për një kohë të gjatë dhe Vllahovic, sepse me strukturën e tij fizike është e vështirë të përballesh”.
Vitin e kaluar, në sezonin e tij të parë të plotë me kuqezinjtë, mbërriti menjëherë goli i tiullit: "Scudetto? Pas ndeshjes kundër Lazios diçka na klikoi: aty kuptuam se po, mund ta fitonim!". Tani, megjithatë, ka synime të tjera në horizont: “Ëndrra ime është të fitoj ‘scudetton’ e yllit të dytë dhe Champions League me Milanin”.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Nëntor 2022, 13:36
BRAZIL- Në bazë të nenit të pestë të Kushtetutës, Brazili mohon ekstradimin e ish-sulmuesit të Milanit Robinho, i d&eu...
Sport
3 Nëntor 2022, 13:24
ITALI- Lukaku i ka thënë lamtumirë vitit 2023. Belgjika shpreson ta ketë në Kupën e Botës, por frika është e madh...
Sport
3 Nëntor 2022, 12:24
FRANCE - Puna e trajnerit është një nga më të komplikuara në futbollin e sotëm. Gjithnjë e më pak ka d...
Sport
3 Nëntor 2022, 11:53
ITALI - Nuk ishte e lehtë për të, sepse shumë kishin dështuar para tij. Lojtarë të rinj me talent dhe projeksion ...
Sport
3 Nëntor 2022, 11:33
RUSI - Ylli rus i luftimit në MMA, Alexander Pisarev, ndërroi jetë në moshën 33-vjeçare. Një tragjedi teksa luftëtar...
Sport
3 Nëntor 2022, 11:01
GJERMANI - Vendimi është dhënë në fillim të mbrëmjes. I gjykuar katërmbëdhjetë muaj më parë p...
Sport
3 Nëntor 2022, 10:38
BRAZIL - Pas Superkupës së Amerikës së Jugut dhe kampionatit shtetëror të Sao Paulos, Palmeiras fitoi titullin e tretë t&eu...
Sport
3 Nëntor 2022, 10:09
SPANJE - Kush e di se çfarë do të kishte ndodhur, nëse Raphinha do të kishte pranuar ofertën e FIGC dhe do të k...
Sport
3 Nëntor 2022, 07:23
FRANCE - Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic prej muajsh është joaktiv, por largimi nga fushat e blerta nuk e pengon të shprehet n&eu...
Sport
3 Nëntor 2022, 06:48
FRANCE - Duke mos i buzëqeshur rastësisë, mbrëmja e kësaj të mërkure i lejoi PSG-së të thyente një rekord t&...