Sport

Abuzoi seksualisht me 23-vjeçaren shqiptare, Brazili refuzon ekstradimin e Robinho-s, 9 vitet e burgut do i bëjë në vendin e tij

Në bazë të nenit të pestë të Kushtetutës, Brazili mohon ekstradimin e ish-sulmuesit të Milanit Robinho, i dënuar përfundimisht në Itali me nëntë vjet burg, për dhunë seksuale në grup ndaj shqiptares 23-vjeçare

3 Nëntor 2022, 13:36 Nga DOSJA

Abuzoi seksualisht me 23-vjeçaren shqiptare, Brazili refuzon ekstradimin

BRAZIL- Në bazë të nenit të pestë të Kushtetutës, Brazili mohon ekstradimin e ish-sulmuesit të Milanit Robinho, i dënuar përfundimisht në Itali me nëntë vjet burg, për dhunë seksuale në grup ndaj shqiptares 23-vjeçare në një klub të Milanos në natën e 22 janarit 2013. Kërkesa për ekstradim është paraqitur në fillim të tetorit, por falë bashkëpunimit juridik Italia mund të kërkojë transferimin e ekzekutimit të dënimit në Brazil.

Ekstradimi nuk u dha sepse neni 5 i Kushtetutës Federale parashikon që asnjë brazilian nuk mund të ekstradohet, përveç një personi të natyralizuar, në rast të një krimi të zakonshëm të kryer përpara natyralizimit, ose të përfshirjes së provuar në trafikun e paligjshëm të drogës. Qeveria braziliane, megjithatë, mund të kërkojë që dënimi të zbatohet në burgjet braziliane.

Në shkurt, prokurori i kishte përcjellë Ministrisë kërkesën për ekstradim dhe urdhrin e arrestit ndërkombëtar për ish-sulmuesin dhe mikun e tij Ricardo Falco, të dy në Brazil.

Sipas dënimit, ish-futbollisti e kishte bërë vajzën të pinte deri në atë pikë sa e kishte lënë të pavetëdijshme dhe grupi do të kishte abzuar seksualisht me radhë, pa mundur të kundërshtonte, në garderobën e një klubi milanez ku vajza kishte shkuar të festonte ditëlindjen. Në arsyetimin e dënimit, Gjykata shkroi se ish-futbollisti dhe "bashkëpunëtorët" e tij shprehën "përbuzje të veçantë ndaj viktimës që u poshtërua brutalisht".

E.Ç (Dosja.al)

brazil robinho itali

Sondazh

Poll