Sport

Mbyllet java e 11-të e Superiores, tre gola për tre ndeshje! Tirana në krye të renditjes...

Për shkak të miqësores ndaj Katarit më 9 nëntor, në Marbela të Spanjës, ndërpritet kampionati dhe në fundjavë nuk do të ketë ndeshje…

3 Nëntor 2022, 15:36 Nga DOSJA

Mbyllet java e 11-të e Superiores, tre gola për tre ndeshje! Tirana

TIRANE - Me tri ndeshjet e sotme, është mbyllur java e 11-të e Kampionatit të 84-t Kombëtar të Abissnet Superiores, e cila ka sjellë ndryshime në renditje. Të kuqtë ia kanë lënë vendin kampionëve bardheblu, ndërkohë që Vllaznia ndjek dy skuadrat kryeqytetase. Në rritje janë edhe bardhezinjtë kurbinas, të cilët rregjistrojnë fitoren e tyre të tretë radhazi.

Tirana – Egnatia 1-0

Tirana ka arritur një tjetër fitore, pasi ka mundur në “Selman Stërmasi” rrogozhinasit Egnatian me rezultatin 1-0. Ishte goli i Patrik në minutën e 52-të, ai që vendosi fatet e këtij takimit, me sfidën që eci me një ritëm vërtet të ngadaltë. Kështu Tirana, duke përfituar dhe nga disfata e Partizanit në Laç, merr kreun e Superiores me 21 pikë, ndërsa Egnatian vazhdon në vendin e pestë me 15 pikë.

Laçi – Partizani 1-0

Kurbinasit e Laçit kanë mposhtur Partizanin minimalisht 1-0 në shtëpi, pas një goli tjetër të Serxho Ujkës në minutën e 17-të, pas një goditjeje dënimi të menduar, pas një kombinimi të menduar me ishin e madh të sfidës, Mentor Mazrekajt. Kurbinasit kanë marrë fitoren e tretë radhazi, teksa aktualisht me këtë sukses, ngjiten në vendin e gjashtë me 14 pikë, ndërsa Partizani zbret në vendin e dytë me 19 pikë.

Kukësi – Vllaznia 0-1

Një gol i Esin Hakajt në minutën e 43-të i ka mjaftuar Vllaznisë për t’u kthyer te fitoret, pasi ka mundur Kukësin në fushën e këtij të fundit. Shkodranët kanë triumfuar ndaj verilindorëve me një ndeshje ku kanë krijuar më shumë lojë dhe raste, teksa ia dolën që të mbanin larg portës për pjesën më të madhe të kohës ekipin vendas. Kështu, ata ngjiten përsëri në zonat e larta të klasifikimit, teksa zbresin Kukësin e Dobit në vendin e nëntë me 11 pikë, duke paralajmëruar një krizë të re rezultatesh.

Mbyllet java e 11-të e Superiores, tre gola për tre ndeshje! Tirana

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll