Sport

I shpëtoi dënimit me burg, mbrojtësi Jérôme Boateng u dënua me vetëm 1.8 milionë euro dëmshpërblim për dhunë në familje…

Mbrojtësi gjerman i Lyon u dënuan këtë të mërkurë nga gjykata e apelit për dhunë në familje.

3 Nëntor 2022, 11:01 Nga DOSJA

I shpëtoi dënimit me burg, mbrojtësi Jérôme Boateng

GJERMANI - Vendimi është dhënë në fillim të mbrëmjes. I gjykuar katërmbëdhjetë muaj më parë për "sulm të qëllimshëm" ndaj ish të dashurës së tij gjatë një pushimi në Karaibe në vitin 2018, Jérôme Boateng ishte shpallur fajtor dhe u urdhërua të paguante 1.8 milionë euro dëmshpërblim bashkë me interesat.

Më herët, ish-lojtari i Bayernit ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim me kusht në shtator 2021, vendim të cilin ai e kishte apeluar. Gjykata e Qarkut të Mynihut këtë herë vendosi një gjobë prej 1.2 milionë euro për mbrojtësin e Lyon, por jo dënim me burg.

Mbrojtja kishte kërkuar që gjermani (76 ndeshje - 1 gol) të shpallej i pafajshëm, por nuk u dëgjua nga gjyqtarët. Më parë prokurori kishte kërkuar dënimin me burg me kusht prej një viti e gjashtë muaj dhe 1.5 milionë euro gjobë.

I shpëtoi dënimit me burg, mbrojtësi Jérôme Boateng

Tashmë në Mynih, dy javë më pare, për t'iu përgjigjur thirrjes së prokurorisë në këtë proces apeli, mbrojtësi i Lyonit është rikthyer këtë të mërkurë në kryeqytetin e Bavarisë për ditën e fundit të gjyqit të tij. Sapo u dha vendimi, Boateng u largua nga skena me kokën ulur dhe pa fjalë, pavarësisht një prezence të fortë mediatike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll