Sport

Humbet jetën ylli rus i MMA-së, thuhet se konsumoi shalqi të helmuar. Bashkëshortja në spital, të tjerët në familje janë mirë!

“U futa në apartament dhe Alexander së bashku me gruan e tij ishin duke fjetur. Por, kur u afrova, kuptova që djali im nuk merrte frymë. Ne konsumojmë të gjithë të njëjtin ushqim, pasi jetojmë së bashku”,- ka thënë Igor, babai i luftëtarit të MMA-së

3 Nëntor 2022, 11:33 Nga DOSJA

Humbet jetën ylli rus i MMA-së, thuhet se konsumoi shalqi të

RUSI - Ylli rus i luftimit në MMA, Alexander Pisarev, ndërroi jetë në moshën 33-vjeçare. Një tragjedi teksa luftëtari, së bashku me bashkëshorten e tij u gjetën të pandërgjegjshëm në apartamentin e tyre nga babai i sportistit.

Por, nëse bashkëshortja e Pisarev u shtrua në spital dhe është ende në një gjendje kritike, nga ana tjetër, 33-vjeçari nuk ia doli t’i mbijetonte ushqimit të helmuar dhe shkaku kryesor duket të ketë qenë një shalqi i kontaminuar në lëkurën e tij.

Babai i Pisarev theksoi se të gjithë kishin konsumuar të njëjtin ushqim, pasi jetojnë së bashku, megjithatë në fund ishte djali i tij që e pësoi. “U futa në apartament dhe Alexander së bashku me gruan e tij ishin duke fjetur. Por, kur u afrova, kuptova që djali im nuk merrte frymë. Kishte fraktura në gishta nga ndeshja e fundit, por asgjë serioze.

Ne konsumojmë të gjithë të njëjtin ushqim, pasi jetojmë së bashku”, tha Igor, babai i luftëtarit të MMA-së. Në fakt, pjesëtarët e tjerë të familjes janë në një gjende optimale shëndetësore, ndërsa autopsia do të zbardhë çdo hije dyshimi mbi vdekjen e 33-vjeçarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll