Sport

Kylian Mbappe ‘viktimë’ e kritikave të Ibrahimovicit: “Ka humbur disiplinën dhe identitetin, gaboi që nuk shkoi në Madrid”…

"Kur një fëmijë bëhet i fortë, ai mund të fitojë lehtësisht para. Mirëpo pastaj prindërit e tij bëhen avokatë, agjentë, trajnerë... Ata kalojnë nga një gjë në tjetrën. Dhe ky është problemi”.

3 Nëntor 2022, 07:23 Nga DOSJA

Kylian Mbappe ‘viktimë’ e kritikave të Ibrahimovicit:

FRANCE - Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic prej muajsh është joaktiv, por largimi nga fushat e blerta nuk e pengon të shprehet në rrjetet sociale dhe tashmë viktima e tij ishte Kylian Mbappe, të cilin ai e kritikoi ashpër që nuk pranoi kontratën me Real Madridin, në dritaren e fundit e transferimeve.

Kylian Mbappe është në fokusin e vëmendjes dhe nga vendimi për të refuzuar Real Madridin verën e kaluar, diçka që Zlatan Ibrahimovic nuk e pranoi plotësisht, pasi është ajo është një skuadër që vështirë se i thuhet ‘Jo’.

“Mbappé, si person nuk e njoh shumë mirë. Si lojtar ai është fantastik. Por kur humbet disiplinën humbet identitetin tënd. Zidane është Zidane për një arsye. A dëshiron Mbappe ta imitojë atë? Le të fillojë të dëshirojë progres. Të mos kënaqet me atë që ka arritur”,- tha ai troç.

Sipas Ibra, jo i gjithë faji është Kylian, teksa ai ve në dukje edhe njerëzit që janë të afërt me francezin dhe e këshillon atë të marrë vendimet e tij. Ai kritikoi kryesisht prindërit e Mbappe-s , të cilët ishin në krye të negociatave mes djalit të tyre dhe udhëheqjes së PSG -së me Real Madridin.

Kylian Mbappe ‘viktimë’ e kritikave të Ibrahimovicit:

"Kur një fëmijë bëhet i fortë, ai mund të fitojë lehtësisht para. Mirëpo pastaj prindërit e tij bëhen avokatë, agjentë, trajnerë... Ata kalojnë nga një gjë në tjetrën. Dhe ky është problemi. Këtu humbet vetëdisiplin, humbet edhe identiteti. Sot me këtë brezin e ri të prindërve, babi e mami mendojnë se ata janë bërë yje. Flasin nëpër gazeta. Po ti kush je? Hesht. Gjithçka varet nga djali yt, lojtari, prandaj punoni dhe jini të disiplinuar,”- shprehet Ibra.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll