Bota

Po drejtonte mitingun për të rrëzuar qeverinë/ Atentat ish-kryeministrit të Pakistanit, MOMENTI kur u qëllua nga agresori

Imran Khan u qëllua në këmbë, por deri më tani raportohet se është jashtë rrezikut peër jetën. 

3 Nëntor 2022, 12:55 Nga k.m.
Po drejtonte mitingun për të rrëzuar qeverinë/ Atentat
Imran Khan

ISLAMABADI- Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është qëlluar me armë zjarri teksa po shkonte për në një miting. Reuters raporton se Khan po drejtonte një marshim proteste në Islamabad për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ai u qëllua në këmbë, por deri më tani raportohet se është jashtë rrezikut peër jetën. 

Anëtarët e partisë së tij PTI thanë se katër persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit me armë zjarri, por askush nuk rrezikon jetën. Deri më tani është bërë me dije se Khan, 70 vjeç, po drejtonte marshimin në kryeqytetin Islamabad për të kërkuar zgjedhje të parakohshme pasi ai u rrëzua nga pushteti. Pas plagosjes një person është arrestuar pasi dyshohet si autori i atentatit por ende nuk dihen detaje lidhur me emrin e tij. 

Në videon e shpërndarë në media shihet momenti ku njjë qytetar që merrte pjesë në tubimin e ish-kryeministrit tenton t'i rrëmbejë armën nga dora agresorit. E gjitha ngjarja është shoqëruar me panik dhe në një moment dëgjohet turma duke bërtitur dhe ulëritur nga frika. Dhe pse u qëllua në këmbë ai u ngrit sërish dhe përshëndeti turmën që duhet thënë ishte e shokuar nga ajo që përjetoi. 

Pas sulmit ai shihet me një fasho në këmbë në vendin ku dhe mori plumbin që fatmirësisht nuk i rrezikoi jetën. Më pas ai është zhvendosur në një tjetër automjet dhe u largua nga vendi i ngjarjes tashmë nën masa të rrepta sigurie. 


Muajin e kaluar, komisioni zgjedhor i Pakistanit e skualifikoi Khan nga mbajtja e posteve publike në një rast të përshkruar nga ish-ylli i kriketit si i motivuar politikisht. Ai ishte akuzuar se kishte deklaruar gabimisht detajet e dhuratave nga personalitete të huaja dhe të ardhurave nga shitja e tyre e supozuar. Dhuratat përfshinin ora Rolex, një unazë dhe një palë mansheta me ar.

imran khan atentat imran khanit

Sondazh

Poll