Bota

U rrah brutalisht nga infermierja në Pejë, e moshuara dërgohet për ekzaminim psikologjik

Në këtë moment e moshuara ndodhet në urgjencën e spitalit të Pejës, pasi me udhëzim të prokurorisë do t'i bëhet ekzaminimi psikologjik.

3 Nëntor 2022, 11:33 Nga a.l
U rrah brutalisht nga infermierja në Pejë, e moshuara dërgohet
pamje nga dhuna e të moshuarës në Pejë

PEJË- E moshuara Minire Nura që u dhunua brutalisht nga infermieria Aurona Pelaj, në qendrën e azilit "Orenda" në Pejë është dërguar në qendrën e shëndetit mendor për ekzaminim. Në këtë moment e moshuara ndodhet në urgjencën e spitalit të Pejës, pasi me udhëzim të prokurorisë do t'i bëhet ekzaminimi psikologjik.

Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Kjo ngjarja ka përfshirë në debat edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa dje aktorja Kaltrinë Zeneli ka publikuar videon me pamjet pronditëse, ku shihet sesi infermierja që paguhet për t'u kujdesur për të moshuarën (Minire Nure) e godet me shuplakë atë dhe e përplas pas murit. Ngjarja bëhet akoma më tronditëse kur në video shihen edhe tre punonjëse të tjera të cilat qeshin, ndërsa njëra prej tyre filmon gjithë skenën./ Dosja.al  

 

e moshuara dergohet per ekzaminim psikologjik minire nure aurona pelaj

Sondazh

Poll