Bota

"Më kanë ndryshu jetën", ish-infermerja publikon pamjet ku i dhuronte puthje dhe përqafime të moshuarës së dhunuar në Pejë

Por ndërkohë një ish-infermiere e asaj qendre, Valmira Gergoci ka folur pas publikimit të pamjeve dhe është shprehur se të moshuarit e asaj qendre i kanë ndryshuar jetën për mirë.A

3 Nëntor 2022, 10:44 Nga d.a.
"Më kanë ndryshu jetën", ish-infermerja publikon pamjet
Aurona Pelaj

KOSOVË- Dhunimi i së moshuarës Minire Nura nga infermerja Aurona Pulaj në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë ka sjellë reagime të shumta. 

Por ndërkohë një ish-infermiere e asaj qendre, Valmira Gergoci ka folur pas publikimit të pamjeve dhe është shprehur se të moshuarit e asaj qendre i kanë ndryshuar jetën për mirë.

Ajo shpreh keqardhjen e saj për dhunën e ushtruar ndaj së moshuarës dhe kërkoi që infermierja që e dhunoi të dënohet, ndërkohë që theksoi se kur ajo punonte në qendër i shihte të moshuarit si të barabartë me veten.

Shumë i kam dasht e i du këta pleq. Ma kanë ndryshu jetën për tmirë 100%. Po më dhemb zemra se si po ofendohen komplet stafi për besë betohna në familje tem se shumë mirë kujdesen por kjo vajza le të denohet, le ta mer dënimin e meritum. Po ndihna keq çka ka ndodh me Nanën Minire po të lutna mos shperndani kaq shumë urrejtje me e perfshi komplet Orenden se ka pjesëtarë në staf që qajnë dhe qeshin baraz me banorët aty, une kam qenë njëra nder ta. Për besë turp po më vjen çka ka ndodh, jam prek shumë në shpirt, personave të tillë nuk duhet të ju lejohet as liçenca e infermieres le më të punojnë në një vend ku kanë të bëjnë me persona te ndishëm të moshës së 3. Kurrë ska ndodh fjalën me jau kthy se e kemi nje zot mbi kry le më me pas dhunë. Kjo jam une dhe kjo është Nena Minire per të cilën kam. Respekt duke u bazu nga e kalumja e saj të hekat e saj dhe pozitiviteti saj”, thotë ajo për Indeksonline.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Miniere Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

aurona pelaj valmira gergoci minire nura dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll