Bota

Përleshje mes shqiptarëve në Mykonos/ Grabiten 40 mijë euro, 5 prej tyre largohen në drejtim të paditur

Pas përleshjes 5 shqiptarët kanë grabitur 40 mijë euro brenda zyrës dhe më pas janë zhdukur në drejtim të paditur. Të plagosurit u dërguan me makinë private në Qendrën Shëndetësore të Mykonos ku iu dha ndihma e parë. Aty mjekët konstatuan se ata kishin lëndime si në kokë ashtu edhe në trup. 

3 Nëntor 2022, 12:05 Nga a.l
Përleshje mes shqiptarëve në Mykonos/ Grabiten 40 mijë euro,
foto ilustruese

GREQI-  Një përleshje mes shqiptarëve në Mykonos ka përfunduar me të plagosur dhe 40 mijë euro të grabitura. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në orën 20:50 në zonën Drafaki të Mykonos kur pesë shqiptarë kanë hyrë në një zyrë, pranë një rezidence ku jetonin dy bashkatdhetarët e tyre dhe i kanë sulmuar ata me shufra metalike dhe pistoleta Glock.

Pas përleshjes 5 shqiptarët kanë grabitur 40 mijë euro brenda zyrës dhe më pas janë zhdukur në drejtim të paditur. Të plagosurit u dërguan me makinë private në Qendrën Shëndetësore të Mykonos ku iu dha ndihma e parë. Aty mjekët konstatuan se ata kishin lëndime si në kokë ashtu edhe në trup. 

Oficerët e skuadrës kompetente të Zyrës së Hetimeve Kriminale të NënDrejtorisë së Policisë Mykonos kontrolluan zonën ku ndodhi grabitja dhë përplasja mes shqiptarëve, ku gjet një pistoletë Glock 17, tre fishekë, një gëzhojë, një levë metalike dhe një plumb që ishte futur në dysheme /Dosja.al 

perleshje shqiptaresh ne mykonos

Sondazh

Poll