Bota

OKB: Akullnajat në Dolomite dhe Kilimanxharo do të zhduken deri në vitin 2050

Tërheqja dhe zhdukja e akullnajave është një "ndër provat më dramatike se klima e Tokës po ngrohet", thuhet në raport.

3 Nëntor 2022, 11:51 Nga f.g
OKB: Akullnajat në Dolomite dhe Kilimanxharo do të zhduken deri
Foto ilustrim

Akullnajat më të famshme të botës do të zhduken deri në vitin 2050 për shkak të ndryshimeve klimatike, sqaron OKB në një raport të fundit. Akullnajat e malit Kilimanxharo përfshirë me ato në Parkun e Yosemite në SHBA do të shkrihen. Lista përfshin disa nga akullnajat më të njohura të botës, ngrohjen e Groenlandës dhe shkrirjen e Dolomites.  Raporti bazohet në të dhëna që vijnë nga satelitetët dhe paraprin takimin e liderëve botërore në Egjipt javën e ardhshme ku do të flitet për ndryshimet klimatike. 

Tërheqja dhe zhdukja e akullnajave është një "ndër provat më dramatike se klima e Tokës po ngrohet", thuhet në raport.

"Shpresojmë se mund të gabojmë, por kjo është shkenca e vështirë," tha zyrtari i projektit të UNESCO-s, Tales Carvalho Resende, një nga autorët. "Akullnajat janë një nga treguesit e vlefshëm të ndryshimit të klimës, sepse ato janë të dukshme. Kjo është diçka që ne mund ta shohim vërtet duke ndodhur."

Dy të tretat e mbetura të akullnajave në vendet e Trashëgimisë Botërore të OKB-së mund të shpëtohen, por vetëm nëse bota e kufizon ngrohjen globale në 1.5C, thonë autorët.  Shumë njerëz gjithashtu varen nga akullnajat për të marrë ujë për përdorim shtëpiak dhe bujqësi, dhe humbja e tyre mund të çojë në mungesë të ujit gjatë verës./Dosja.al

akullnaja e kilimanxharos zhduken akullnajat ngrohja globale

Sondazh

Poll