Bota

Situata kaotike me emigrantë, ministri e pranon: Qendra e azilit Manston nuk funksionon ligjërisht

Qendra supozohet të mbajë maksimumi 1600 persona, dhe secili për vetëm 24 orë ndërsa bëhen kontrollet fillestare. Megjithatë, deri në 4,000 persona kanë qenë në qendër, disa duke qëndruar në kushte të tmerrshme për javë të tëra.

3 Nëntor 2022, 11:00 Nga d,a
Situata kaotike me emigrantë, ministri e pranon: Qendra e azilit Manston
Qendra Manson

BRITANI- Qeveria britanike ka pranuar se qendra e përpunimit të azilit në Manston në Kent nuk funksionon legalisht, pasi ministri i imigracionit tha se veprimet ligjore kishin filluar në emër të disa prej atyre që mbaheshin atje.

Sipas Guardian, Qendra supozohet të mbajë maksimumi 1600 persona, dhe secili për vetëm 24 orë ndërsa bëhen kontrollet fillestare. Megjithatë, deri në 4,000 persona kanë qenë në qendër, disa duke qëndruar në kushte të tmerrshme për javë të tëra.

I pyetur nëse besonte se ishte e pranueshme që azilkërkuesit të mbaheshin ilegalisht në Manston, Graham Stuart, ministri i klimës, tha se jo.

"Natyrisht jo. Asnjëri prej nesh nuk është rehat me të. Ne duam që ajo të trajtohet, ne duam të kemi një kontroll, kjo është pikërisht ajo në të cilën është fokusuar sekretari i brendshëm.”-tha Stuart.

Ai tha se sistemi i azilit "po luftonte për të përballuar" një valë të mbërritjeve nëpër Kanalin e La Manshit, kryesisht të sahqiptarëve, me varka të vogla. 

Nuk është vendi ku ne duam të jetë tani dhe ne thjesht po kërkojmë ta balancojmë atë. Mijëra dhoma të tjera hotelesh janë rregulluar, por kjo është e papranueshme për popullin britanik dhe ne duhet të bëjmë më shumë për të luftuar trafikantët në atë që është një rritje e paprecedentë e imigracionit të paligjshëm.”-shtoi ai.

Stuart u duk se distancohej disi nga retorika e sekretares Suella Braverman-it, e cila në një debat në Commons të hënën e quajti një pushtim të emigrantëve dhe bëri një referencë të veçantë për problemin e dukshëm të "kriminelëve shqiptarë".

“Jam mirënjohës për punën që po bëjmë me shqiptarët, ata kanë dërguar oficerë të lartë policie në mënyrë që të përshpejtojnë përpunimin, ne kemi një sistem të përshpejtuar për të kthyer shqiptarët nëse rezulton se ata nuk janë azilkërkues legjitimë. Pra, ne po mundohemi të punojmë në bashkëpunim, por është e qartë se ka presion. Mund ta shihni nga këshilltarët, mund ta shihni nga anëtarët e parlamenteve, mund ta dëgjoni nga njerëzit dhe gazetarët anembanë vendit. Kjo mund të çojë në një gjuhë që ndonjëherë është për të ardhur keq, dhe ia vlen të shënojmë mirënjohjen tonë ndaj qeverisë shqiptare për bashkëpunimin e tyre në punën për ta zgjidhur këtë problem.”- tha Stuart.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u kundërpërgjigj Braveman, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar po synonte në mënyrë të rreme shtetasit nga vendi i tij si shkaku i krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare.

11 azilkërkues nga Manston u lanë në stacionin hekurudhor Victoria të martën në mbrëmje pa një vend ku të qëndronin, pa pallto dimërore, shumë prej tyre pa ushqim.

emigrantet shqiptare ne angli suella braverman edi rama graham stuart

Sondazh

Poll