Bota

“Veç mos të pafsha në rrugë...”/ Publikoi videon e dhunimit të së moshuarës, kërcënohet aktorja në Kosovë

Ky rast ka tronditur opinionin, kurse deri më tani policia ka arrestuar tri infermiere, të cilave u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

3 Nëntor 2022, 10:38 Nga A.B
“Veç mos të pafsha në rrugë...”/ Publikoi
Kaltrine Zeneli

KOSOVË- Aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli ishte ajo e cila bëri publike videon e dhunimit të së moshuarës Minire Nura, duke u dhunuar nga infermieret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Ajo ka thënë se është kërcënuar nga një person pasi publikoi këtë video.

“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese, për të cilin Zeneli tregoi në një emision në KTV.

Ky rast ka tronditur opinionin, kurse deri më tani policia ka arrestuar tri infermiere, të cilave u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Për këtë rast ka shkruar edhe gazeta britanike “Daily Mail”, e cila e ka quajtur tronditëse këtë ngjarje.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

kaltrinë zeneli minire nura dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll