Bota

'Dhunuesja ka EMËR'/ Dhunimi i të moshuarës në azil, qytetarët protestojnë nesër në Gjakovë

E moshuara, nëna e dëshmorit Taulant Nura, u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj ndërsa koleget e kësaj të fundit shikonin, filmonin dhe përqeshnin. 

3 Nëntor 2022, 09:50 Nga A.B
'Dhunuesja ka EMËR'/ Dhunimi i të moshuarës në
Aurona Pelaj dhe Minire Nura

KOSOVË- Ditën e nesërme do të organizohet një protestë në Gjakovë, pas rastit të rëndë të dhunimit të të moshuarës Minire Nura në azilin 'Orenda' në Pejë. E moshuara, nëna e dëshmorit Taulant Nura, u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj ndërsa koleget e kësaj të fundit shikonin, filmonin dhe përqeshnin. 

Protesta është organizuar nga shoqata “Krimet e Luftës” në Gjakovë dhe do të nisë në orën 12:00 tek lapidari 'Shokët e Lirisë'. 

“Krejt bashke te premten ne ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat ne shtepit e pleqeve, ti gjendemi ne krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrare ne Betejen e Çabratit me 7 Maj 1999. Nenat e deshmoreve jane nenat tona”, thuhet në njoftim.

'Dhunuesja ka EMËR'/ Dhunimi i të moshuarës në
Posteri i protestes

Për këtë rast janë vënë në pranga tre infermieret që shërbenin në shtëpinë e të moshuarve, e që morën pjesë në këtë ngjarje. 

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Miniere Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

dhunohet e moshuara ne peje aurona pelaj minire nura

Sondazh

Poll