Bota

Dhunimi i së moshuarës në Pejë tërheq vëmendjen e Dailymail: Pamje tronditëse

Ky skandal ka tërhequr dhe vëmendjen e gazetës britanike Dailymail, e cila i ka kushtuar një artikull në lidhje me dhunimin e së moshuarës. Duke publikuar dhe videon Daily shkruan se këto janë pamje tronditëse ku shihet se e moshuara goditet vazhdimisht me shuplakë nga infermerja e shtëpisë së kujdesit për të moshuar.

3 Nëntor 2022, 09:52 Nga d.a.
Dhunimi i së moshuarës në Pejë tërheq vëmendjen e
Aurona Pelaj

KOSOVË- Video e dhunimit të së moshuarës Minire Nura në një azil në qytetin e Pejës ka tronditur opinionin publik ku reagime të shumta kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria.

Ky skandal ka tërhequr dhe vëmendjen e gazetës britanike Dailymail, e cila i ka kushtuar një artikull në lidhje me dhunimin e së moshuarës. Duke publikuar dhe videon, Daily shkruan se këto janë pamje tronditëse ku shihet se e moshuara goditet vazhdimisht me shuplakë nga infermerja e shtëpisë së kujdesit për të moshuar.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, punëtorja në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, mban gruan nga duart dhe e godet disa herë me shuplakë. Në video shihen edhe dy gra të tjera dhe një tjetër po e filmon, e cila dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa kolegu i saj sulmon gruan e moshuar.  

Infermierja dëgjohet duke thënë 'vetëm një shuplakë e vogël, siç e di unë, një goditje e vogël'

Pas ngjarjes, infermierja dhe një punonjëse e shtëpisë u arrestuan. Punonjësja e shtëpisë u arrestua pasi nuk e kishte raportuar sulmin në polici. Në një deklaratë, Policia e Kosovës tha se në bazë të regjistrimit që qarkullon në rrjetet sociale, zyrtarët kanë identifikuar lokacionin rreth orës 14:10 të ditës së djeshme dhe kanë arrestuar autorët e ngjarjes./Dosja.al

aurona pelaj dhunohet e moshuara ne peje zhaneta nura miniere nura

Sondazh

Poll