Bota

Dhunimi i gruas në Pejë, policia zbulon çfarë tha kujdestarja kur u mor në pyetje: E akuzoi viktimën për kriza nervore

Të arrestuarat do të jenë të ndaluara deri në njohjen e masës së sigurisë 

3 Nëntor 2022, 09:50 Nga a.l
Dhunimi i gruas në Pejë, policia zbulon çfarë tha
Pamje nga dhuna e te moshuares ne Peje

PEJË- Policia ka dalë me detaje shtesë për arrestimin e punonjëseve te qendra "Orenda" në Pejë, të cilat u përfshinë në dhunën dhe keqtrajtimin e të moshuarës Miniere Nuraj. Infermierja dhe 2 kujdestaret janë lënë në burg ku përgjatë 48 orëve do të merren në pyetje lidhur me rastin. 

Njoftimi i plotë:

SULMI/MOS LAJMËRIMI I PËRGATITJES SË VEPRËS PENALE/FOTOGRAFIM DHE INCIZIMET TJERA TE PAAUTORIZUAR

Pejë 29.10.2022 – NN. Pas publikimit në media të një video ku shihet se keqtrajtohet një person i moshuar i gjinisë femërore në një shtëpi te pëlqeve në Pejë. Në lidhe me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tri të dyshuara të gjinisë femërore kosovare, punëtore në shtëpinë e lartcekur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Aurona Pelaj ka deklaruar para hetuesve policorë se në ditën kritike kishte shkuar t’iu ndihmojë kolegeve të cilat po merreshin me të moshuarën (viktimën e rastit), pasi sipas saj ajo ka qenë agresiveDhunën që ka ushtruar ndaj saj, ajo e ka arsyetuar duke thënë se “ajo e para më ka sulmuar”, teksa ka thënë se viktima ka kaluar atë ditë kriza nervoze dhe ka shkaktuar ‘telashe’ në hapësirat e qendrës.

“Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër.“, ka deklaruar ajo.

Më herët, lidhur me rastin Dosja.al raportoi se Aurona Pelaj infermierja e cila shunoi brutalisht të moshuarën ka punuar në këtë qendër për rreth katër muaj, pa kontratë dhe është paguar me para cash. Pamjet që u shpërndanë në rrjetet sociale kanë tronditur jo pak opinionin publik. Aty shihet se si një nga punonjëset më konkretisht infermierja Aurona Pelaj e sulmon gruan e moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma. Kjo bëri që e moshuara, e cila është nëna e dëshmorit Taulant Nura, të largohet prej kësaj qendre nga familjarët e saj. / Dosja.al

dhuna ndaj te moshuares ne peje

Sondazh

Poll