Bota

Të pasmet bombastike acarojnë keq Kim Kardashian, përpiqet të futet në fustanin e Marilyn Monroe por se nxë

Kim për herë të parë lindi idenë për të veshur fustanin e Marilyn kur u takua me redaktorin dhe stilistin Carlos Nazario , të cilin ajo thotë se e takoi në një xhirim të kopertinës së Vogue.

3 Nëntor 2022, 09:30 Nga a.l
Të pasmet bombastike acarojnë keq Kim Kardashian, përpiqet
Kim Kardashian

BRITANI- Kim Kardashian ka treguar se mund të transformohet dhe përshtatet me çdo gjë pasi dhe këtë gjë mund t' dëshmojë më së miri pjesëmarrja e saj në Met Gala 2022 me fustanin e ikonik të Marilyn Monroe. Gjithçka që bëri që ajo të vishte atë veshje u zbulua në episodin e kësaj jave të "The Kardashians" të transmetuar në Hulu.

Yllit të reality show-t "The Kardashians" iu dha një kopje e fustanit për t'a provuar në trupin e saj së pari përpara se të provonte fustanin origjinal, i cili u ble nga Ripley's Believe "It Or Not" për një çmim marramendës prej 4.8 milionë dollarësh në vitin 2016, një çmim që konsiderohet rekord për një fustan.

Kim u acarua pasi të pasmet e saj e pengonin që ajo të vishte atë, gjë që e detyroi të humbiste të paktën 7 kilogramë para Met Gala.

Kim për herë të parë lindi idenë për të veshur fustanin e Marilyn kur u takua me redaktorin dhe stilistin Carlos Nazario, të cilin ajo thotë se e takoi në një xhirim të kopertinës së Vogue.

Gjithmonë më pëlqen të shoh se çfarë ka atje dhe të krijoj marrëdhënie”, tha ai fillimisht.

Më pas ajo zbuloi se nuk po planifikonte të shkonte në Met Gala-n vjetore "sepse do të ishte e vështirë të arrinte majën e vitit të kaluar me Balenciaga. Ishte një moment kaq i mrekullueshëm".

Është e frikshme dhe emocionuese ta bëj këtë vetë. Është një punë e madhe për mua”, tha Kim, duke iu referuar faktit se kjo do të ishte Met Gala e parë pa i stilizuar ish-i i saj Kanye West .

Kjo është diçka e madhe për mua. Met është shumë i rëndësishëm për mua. Sinqerisht, nuk isha as i ftuar derisa shkova me Kanye, kështu që jam shumë i emocionuar që do të bëj vizionin tim këtë vit."

kim kardashian marilyn monroe met gala

Sondazh

Poll