Politike

Primaret/ Publikohet spoti zyrtar: Dorëzoni kandidaturat, Kryesia e lançon zyrtarisht më 13 nëntor

Po ashtu në promon e publikuar nga PD, bëhet me dije se nëse dy kandidatë dalin me vota të barabarta nga primarët, do të ketë një rivotim të dytrë një javë më pas daljes së rezultatit.   

2 Nëntor 2022, 17:00 Nga F.M
Primaret/ Publikohet spoti zyrtar: Dorëzoni kandidaturat, Kryesia e
Slogani i Primareve

TIRANË- Partia Demokratike ka prezantuar sportin zyrtar për Primaret. Me anë të një njoftimi për mediat, teksa kanë publikuar videon e spotit, thuhet se për bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan afati për garën është deri më 6 nëntor, ndërsa në të gjitha bashkitë e tjera është deri më 8 nëntor. Po ashtu në promon e publikuar nga PD, bëhet me dije se nëse dy kandidatë dalin me vota të barabarta nga primarët, do të ketë një rivotim të dytrë një javë më pas daljes së rezultatit.   

Njoftimi i PD-s:

Afati për prezantimin e kandidaturave për Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan deri më 6 nëntor, për të gjitha bashkitë e tjera deri më 8 nëntor. Partia Demokratike po zhvillon për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë, procesin më demokratik të përzgjedhjes së kandidaturave më të mira të cilët do të përfaqësojnë logon e saj në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Me këtë rast, PD është e hapur për të pritur çdo personalitet të fushave të ndryshme për të garuar me qëllimin e vetëm, ku simpatizantët dhe anëtarët do të vendosin me votë kandidatin që do të përfaqësojë komunitetin e tyre. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatit për primare për bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan është data 6 nëntor ora 20:00. Dhe për të gjitha bashkitë e tjera është 8 nëntor, ora 20:00. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim pasi dokumentacioni do i kalojë Kryesisë së Partisë Demokratike për vlerësimin e kandidaturave dhe është data 13 nëntor kur Kryesia e PD bën lançimin e kandidatëve.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë tre kandidaturat e para nga Partia Demokratike që kanë finalizuar kandidimin për primaret. Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën si aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

primaret ne pd

Sondazh

Poll