Aktualitet

Priste bileta udhëtimi përmes telefonit dhe nuk kryente pagesat, agjencia turistike kallëzon penalisht 56-vjeçaren

Pas kallëzimit të bërë në adresë të saj, nisën hetimet nga Prokuroria e Fierit.

2 Nëntor 2022, 16:15 Nga k.m.
Priste bileta udhëtimi përmes telefonit dhe nuk kryente pagesat,
Foto ilustruese

FIER- Një 56-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Fierit pasi dyshohet se ka prenotuar bileta udhëtimi, nëpërmjet telefonit, në një agjenci turistike dhe nuk ka kryer pagesën. Pas kallëzimit të bërë në adresë të saj, nisën hetimet nga Prokuroria e Fierit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. Dh., 56 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka prenotuar bileta udhëtimi, nëpërmjet telefonit, në një agjenci turistike dhe nuk ka kryer pagesën për këtë shërbim”,-deklaron Policia.

fier prokuroria e fierit

Sondazh

Poll