Aktualitet

Në Greqi akuzohet për përdhunim, Artan Hoxha: Nuk u kap, por u vetëdorëzua. Policia shqiptare e “mashtroi”, e deportuan në Greqi

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar këtë rast duke përgënjeshtuar policinë e Vlorës, pasi sipas tij Spartak Dyrmishi, nuk është kapur por është vetëdorëzuar.

2 Nëntor 2022, 15:02 Nga k.m.
Në Greqi akuzohet për përdhunim, Artan Hoxha: Nuk u kap, por u
Artan Hoxha

TIRANË- Arratia e 45-vjeçarit nga Vlora të kërkuar në Greqi për përdhunimin e një gruaje, përfundoi me ekstradimin e tij të menjëhershëm tek autoritet greke. Por për Artan Hoxhën nuk ka ndodhur kështu. I ftuar në “Abc Live”, gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar këtë rast duke përgënjeshtuar policinë e Vlorës, pasi sipas tij Spartak Dyrmishi, nuk është kapur por është vetëdorëzuar.

Hoxha ka theksuar se Dyrmishit i është premtuar se nuk do të ekstradohet menjëherë por do të pritet vendimi i gjykatës, por me ta arrestuar e kanë depërtuar për në kufi.

“Policia po i hynte nga ballkoni dhe ai ka dalë nga dera dhe i ka ikur policisë. Ka qenë një oficer i policisë që ka shkuar ta takojë. I ka thënë se duhet të dorëzohesh dhe do gjykohesh në Shqipëri. Iu ofruar garanci se nuk do ekstradohet. Ai ka hipur në makinë e oficerit dhe është dorëzuar. Në këtë moment Policia nuk ka ndjekur asnjë procedura ligjore dhe e ka nisur me furgon drejt Greqisë dhe e ka dorëzuar atje. E kanë deportuar. Kjo është e paprecedentë. Me Greqinë hera e parë që ndodh. Se ai u dorëzua, dhe ai u deportua dhe nuk u bë me vendim gjykate për kushtet e ekstradimit. Është dorëzuar menjëherë dhe autoritet tona nuk duhen të gënjejnë. Sot duhet të njoftojnë familjarët se cilat procedura kanë ndjekur për dorëzimin e tij,”-tha Artan Hoxha.

Shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i një përdhunimi dhe disa sulmeve që u ka bërë disa grave që qarkullonin natën nëpër Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Aktualisht jetonte me të ëmën, të cilën gjithashtu e kishte dhunuar disa herë.

artan hoxha spartak dyrmishi

Sondazh

Poll