Aktualitet

Agjencia turistike kallëzon penalisht 56-vjeçaren, priste bileta udhëtimi përmes telefonit pa i paguar

Pas kallëzimit të bërë në adresë të saj, materialet i kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

2 Nëntor 2022, 14:58 Nga a.l
Agjencia turistike kallëzon penalisht 56-vjeçaren, priste bileta
Foto Ilustruese

FIER-Një 56-vjeçare është vënë në hetim nga policia e Fierit pasi dyshohet se ka prenotuar bileta udhëtimi, nëpërmjet telefonit, në një agjenci turistike dhe nuk ka kryer pagesën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. Dh., 56 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka prenotuar bileta udhëtimi, nëpërmjet telefonit, në një agjenci turistike dhe nuk ka kryer pagesën për këtë shërbim”, deklaron policia.

Pas kallëzimit të bërë në adresë të saj, materialet i kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme./Dosja.al

 

policia e fierit arrestime agjenci turistike

Sondazh

Poll