Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa dy katëshe në Fier, digjet makina e parkuar në garazh. Nuk ka të lënduar

Zjarri dyshohet të ketë rënë në katin e parë që përdorej si garazh nga familjarët ku ndodhej e parkur dhe një makinë, e cila është djegur plotësisht. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe brenda pak minutash gjithçka është shkrumbuar por që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi në momentin e rënies së zjarrit familjarët nuk ndodheshin në banesë.

2 Nëntor 2022, 14:42 Nga e.k
Përfshihet nga flakët banesa dy katëshe në Fier, digjet
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Një shtëpi dy katëshe është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen "1 Maji" në qytetin e Fierit. Zjarri dyshohet të ketë rënë në katin e parë që përdorej si garazh nga familjarët ku ndodhej e parkur dhe një makinë, e cila është djegur plotësisht. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe brenda pak minutash gjithçka është shkrumbuar por që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi në momentin e rënies së zjarrit familjarët nuk ndodheshin në banesë.

Përfshihet nga flakët banesa dy katëshe në Fier, digjet
Shtëpia e djegur

Brenda garazhit ku ndodhej makina kishte edhe materiale të ndryshme si bojra, të cilat dyshohet të kenë sjellë dhe përhapjen më të shpejtë të zjarrit. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

NJOFTIMI I POLICICISË:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, lagjen “1 Maj”, Fier, në banesën e shtetasit V. N., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

fier digjet banesa ne fier

Sondazh

Poll