Aktualitet

Çmimi i lartë i karburantëve/ Shoferët e linjave të Kukësit: Po shkojmë në Prizren për tu furnizuar

Duke folur për mediat, ata kanë deklaruar se ata kënaqen në ditët që nuk dalin me humbje ndërsa shtoi se biletën e autobusit nuk e kanë lëvizur.

2 Nëntor 2022, 15:48 Nga I.A
Çmimi i lartë i karburantëve/ Shoferët e linjave të
Foto Ilustruese

TIRANË- Çmimi i lartë i karburantëve në vend ka bërë që shpoferët e Kukësit të shkojnë në Prizren për tu furnizuar me naftë. Duke folur për mediat, ata kanë deklaruar se ata kënaqen në ditët që nuk dalin me humbje ndërsa shtoi se biletën e autobusit nuk e kanë lëvizur. 

“Sa e furnizova, 100 mijë lekë naftë! Për mos me lënë linjën bosh, jemi tu e mbajt me zor. Kam bërë 3 rrugë unë dhe dalim 0, edhe atëherë kënaqemi që s’dalim minus. S’ka as pasagjerë se kanë ik të gjithë. 18 vajza dhe dy djem kam pasur në makinë, biletën se kemi lëviz, 5 mijë, e vetmja linja e Kukësit. Jemi të falimentuar”, tha një nga shoferët.

Nga rritja e karburanteve po mendohet edhe rritja çmimit të biletës drejt linjave të ndryshme, Tiranë, Durrës etj.

“Kam shofer 44 vjet, në Shqipëri me pak fjalë u bënë ujqërit e qentë bashkë dhe e hëngrën kopenë. Shkurt, të rinjtë kanë ik krejt, çmimi i naftës katastrofë, s’ke ku shkon më. Jam lodh me pasagjerë, ua di hallin por është e papërballueshme. Kemi ngel vetëm në shtëpi," tha një shofer autobusi.

Një qytetar u shpreh se e vetmja mënyrë e tyre që të mund të lëvizin me makinë është që furnizohen me karburant në Prizren.

Bordi, bordi thonë, ai punon për shtetin jo për popullin. Unë kam makinë private por me këto çmime vetëm në këmbë me ec. Në Prizren shkojmë furnizohemi se pak më lirë”, tha një banor i Kukësit.

cmimet e karburanteve

Sondazh

Poll