Aktualitet

Vrasja e Briken Sanajt, Artan Hoxha: U vra pranë banesës së Veliajt, rrinte tek shoku i tij Martin Gjini. Autori s'u fut kurrë tek Kodra e Diellit (SKEMA)

Artan Hoxha tha se Sanaj është vrarë në sy të shokut të tij Martin Gjini dhe kushëririt të këtij të fundit, por ata nuk ndodheshin me viktimën në momentin e vrasjes, por në makinën e tyre tip "Audi".

2 Nëntor 2022, 13:44 Nga k.m.
Vrasja e Briken Sanajt, Artan Hoxha: U vra pranë banesës së
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë një tjetër version të vrasjes së Briken (Skerdilajd) Sanajt, që sipas tij ndodhi vetëm pak metra larg shtëpisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe liderit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. I ftuar në "AbcLive", Artan Hoxha tha se Sanaj është vrarë në sy të shokut të tij Martin Gjini dhe kushëririt të këtij të fundit, por ata nuk ndodheshin me viktimën në momentin e vrasjes, por në makinën e tyre tip "Audi".

Vrasja e Briken Sanajt, Artan Hoxha: U vra pranë banesës së

"Ngjarja ka ndodhur 100 m larg banesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ka ndodhur në një zonë ku ndodhet edhe Garda. Se atje banon edhe Veliaj, edhe zoti Ilir Meta se e ka me ligj që ruhen. Për të mos folur për ministrat. Personi që është vrarë është Skerdilajd Sanaj. Ka qënë me Martin Gjini, ai e ka emrin Anton Gjini. Kur vinte në Shqipëri rrinte tek shtëpia e shokut të tij, Martin Gjini. Ka ardhur me kushëririn e Martin Gjinit,"-tha Artan Hoxha.

Vrasja e Briken Sanajt, Artan Hoxha: U vra pranë banesës së

Sipas tij, autorët nuk kanë hyrë kurrë tek ambienti i njohur si Kodra e Diellit. Por ka qëndruar tek pika 1 (shikoni foton më sipër), ndërsa viktima ka qenë vendosur tek pika 2. Hoxha shtoi se killeri u zvarrit për të kaluar gardhin, duke mos lënë asnjë shenjë as tek kamerat e sigurisë. Sa i përket arsyes së vrasjes, edhe ai përmendi historinë e hakmarrjes. Por edhe pse ngjarja ka ndodhur të dielën, sërish nuk ka asnjë pistë e aq më pak persona të shoqëruar lidhr me ngjarjen. Deri më tani dyshohet se janë 2 persona, por nuk përjashtohet mundësia që në vrasje të kenë ndërhyrë edhe duar të tjera.

Kjo pasi makinën e dogjën në Qafë Kashar, e me siguri dikush tjetër i ka marrë për t'i larguar nga Tirana. E ndërkohë që autorët nuk janë kapur, deri më tani pista kryesore e hetimit është zbardhur nga mediat, pasi Policia u njoftua vetëm me deklaratën e informacionit paraprak të vrasjes. Dyshohet se 39-vjeçarit i është marrë jeta vetëm për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, dy vëllezërit kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit. 

artan hoxha briken sanaj vritet briken sanaj

Sondazh

Poll