Aktualitet

"Iku nga banesa dhe nuk u kthye", zhduket 16-vjeçarja në Fier. E ëma bën denoncimin në Polici

45-vjeçarja e identifikuar me inicialet A.M banuese në qytetin e Fierit ka bërë të ditur para uniformave Blu se e bija është larguar nga banesa dhe nuk ka asnjë dijeni për vendndodhjen e saj.

2 Nëntor 2022, 14:00 Nga e.k
"Iku nga banesa dhe nuk u kthye", zhduket 16-vjeçarja në
Policia Fier

FIER- Nëna e një vajze 16 vjeçe identiteti së cilës nuk është bërë i ditur nga Policia ka ngritur në këmbë Blutë e Fierit pasi ka denoncuar zhdukjen e së bijës. 45-vjeçarja e identifikuar me inicialet A.M banuese në qytetin e Fierit ka bërë të ditur para uniformave Blu se e bija është larguar nga banesa dhe nuk ka asnjë dijeni për vendndodhjen e saj.

NJOFTIMIN I POLICISË:

Në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja A. M., 45 vjeçe, banuese në Fier, ka kallëzuar se vajza e saj, 16-vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

policia e fierit fier

Sondazh

Poll