Aktualitet

“Bossët e krimit shqiptar kanë aktivitet në 3 kontinente”, Hoxha: Pse institucionet në Shqipëri nuk i mposhtin dot

Artan Hoxha tha se pas qëndrimit në Dubai dhe kontakteve që pati aty ka krijuar një mozaik të plotë që dëshmon se pse nuk ka rezultate me këto grupe të organizuara.

2 Nëntor 2022, 13:35 Nga k.m.
“Bossët e krimit shqiptar kanë aktivitet në 3
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha pas kthimit nga Dubai ku kishte udhëtuar së fundmi tha se ka krijuar një pasqyrë të qartë se grupet shqiptare të krimit të organizuar e kanë shtrirë aktivitetin në 3 kontinente. I ftuar në “ABC Live”, Artan Hoxha tha se pas qëndrimit në Dubai dhe kontakteve që pati aty ka krijuar një mozaik të plotë që dëshmon se pse nuk ka rezultate me këto grupe të organizuara.

"Krimi i organizuar si origjinë ka Shqipërinë dhe treg Bashkimin Evropian. Bossët e grupeve kriminale shqiptare qëndrojnë në një kontinent tjetër, në gadishullin aziatik. Ata kanë aktivitet të shtrirë në tre kontinente dhe janë të frikshme përmasat që kanë arritur sot. Me atë fuqi ekonomike dhe mënyrë organizimi që kanë atë, është e vështirë, për mos thënë e pamundur që me mundësit që ka Shqipëria të mposhtim organizata të tilla. Ato kanë një buxhet të frikshëm dhe të jashtëzakonshëm. Po lëvizin tonelata kokainë që sjellin miliarda euro. Informacioni që marr aty më trishton së tepërmi. Dubai sot jo vetëm për shqiptarët, por për kriminelët nga gjithë bota është “një parajsë penale.” Shqiptarët shkuan aty pasi u krijua Parajsa,"-tha Artan Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll