Politike

Primaret në PD/ Zbulohen afatet për kandidatët, deri kur mund të dorëzojnë dokumentacionet për t'u futur në garë

Ajo u shpreh se kandidatët që duan të garojnë për Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan duhet të dorëzojnë dokumentacionet deri në datën 6 nëntor në orën 20:00.

2 Nëntor 2022, 13:12 Nga A.B
Primaret në PD/ Zbulohen afatet për kandidatët, deri kur mund
Fatbardha Kadiu

TIRANË- Anëtarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Fatbardha Kadiu ka zbardhur afatet e dorëzimit të domentacionit për hyrjen në garën e primareve në PD. Ajo u shpreh se kandidatët që duan të garojnë për Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan duhet të dorëzojnë dokumentacionet deri në datën 6 nëntor në orën 20:00, ndërsa për bashkitë e tjera do të jetë afati deri më 8 nëntor ora 20:00.

'Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionin për Durrës, Tiranë, Elbasan është data 6 nëntor ora 20:00 dhe për bashkitë e tjera është 8 nëntor ora 20:00, pas këtij afati nuk pranohet asnjë kandidaturë.'- u shpreh ajo.

primaret ne pd

Sondazh

Poll