Politike

Primaret/ Balotazhi dhe debati mes kandidatëve, Bozdo prezanton rregullat e garës (DATAT e përzgjedhjes)

Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet nga data 6 deri më 13 nëntor.

2 Nëntor 2022, 13:06 Nga A.B
Primaret/ Balotazhi dhe debati mes kandidatëve, Bozdo prezanton rregullat e
Eno Bozdo

TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale gjatë konferencës për shtyp sot zbuloi datën e përzgjedhjes së kandidatëve për primaret. Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet nga data 6 deri më 13 nëntor, deklaroi kryetari i KOKE, Eno Bozdo.

'KOKOE organizon procesin zgjedhor të primareve. Pra në rolin e një Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve.

Nuk kemi të bëjmë vetëm me votimin e anëtarësisë, por do votojnë edhe simpatizantët. Pasi të shpallet data e primareve me vendim të Kryesisë, KOKOE shpall në mënyrë automatike hapjen e procesit zgjedhor që i paraprim fushatës së kandidatëve dhe përfundon me datën e mbajtjes së primareve.

Kemi dy operacione që po ndodhin dhe KOKOE është përgjegjëse: regjistrimi i kandidatëve dhe fillimi i procesit në degët kryesore për regjistrimin e simpatizantëve.

Ne mendojmë se data e përshtatshme për të bërë përzgjedhjen e kadidatëve përfundimtare do të jetë 6-13 nëntor.

Këtu përcaktohen edhe dy gjera të rëndësishme që nuk i kemi pasur në primaret e para më 6 mars: vendosja e balotazhit dhe vendosja e një debati midis kandidatëve të PD në primare që vlen për anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë të tjerët që janë të interesuar ta ndjekin.'- u shpreh ai. 

primaret ne pd

Sondazh

Poll