Aktualitet

Vrau kolegun, shtyhet seanca ndaj efektivit Ludjan Zaimi

Seanca e radhës u caktua më 14 nëntor, ndërsa ora nuk u bë e ditur.

2 Nëntor 2022, 12:56 Nga A.B
Vrau kolegun, shtyhet seanca ndaj efektivit Ludjan Zaimi
Ludjan Zaimi dhe Caush Saliasi

TIRANË- Seanca për efektivin Ludjan Zaimin, i akuzuar për vrasjen e kolegut të tij Caush Saliasi, në ambientet e komisariatit Nr.3 nuk është zhvilluar. Shkak i shtyrjes së kësaj seance u bë gjendja shëndetësore e të pandehurit, pasi ai nuk u paraqit. Seanca e radhës u caktua më 14 nëntor, ndërsa ora nuk u bë e ditur.

Pas ekspertizës mjekësore, u zbulua se Ludjan Zaimi kishte pjesërisht probleme të shëndetit mendor, e të njëjtin qëndrim e kanë mbajtur edhe familjarët e tij, të cilët pretendojnë se për këtë arsye ka përdorur në mënyrë të rregullt medikamente të ndryshme, por nuk rezulton se ai ka pasur një kartelë mjekësore. 

Vrasja e Çaush Saliasit ndodhi më 23 Maj në Tiranë. Ludjan Zaimit pretendoi se shpesh herë bullizohej nga kolegu i tij. Konfliktet mes tyre kanë qenë të shpeshta, duke bërë që pas përplasjes verbale në Komisariat,  Zaimi të marë pistoletën e shërbimit dhe të qëllojë në drejtim të Caush Saliati, duke e lënë të vdekur në vend.  Për vrasjen e kolegut me armën e shërbimit, brenda Komisariatit të Policisë, Zaimi rrezikon 30 vite heqje lirie deri në burg përjetë, sipas nenit 79/b. Avokati i autorit është shprehur për mediat se Zaimi ka pranuar krimin që ka kryer por nuk ka dhënë asnjë shkak për ngjarjen.

ludjan zaimi

Sondazh

Poll