Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Para hetuesve dhe efektivëve të Policisë ka deklaruar në Polici se nuk ka konflikte me askënd.

2 Nëntor 2022, 10:57 Nga k.m.
Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pronari: Nuk kam
Pamje nga banesa në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e djeshme në banesën e Mehmet Baftjarit në Fushë-Krujë. Pas marrjes së provave në vendin e ngjarjes, Baftjari ka shkuar për të dhënë prononcimin e tij në Policinë e Krujës. Para hetuesve dhe efektivëve të Policisë ka deklaruar në Polici se nuk ka konflikte me askënd.

Vetë Mehmet Baftjari është me origjinë nga Kukësi, ndërsa eksplozivi iu vë mbrëmë në pjesën e pasme të banesës dhe pati vetëm dëme materiale. Ndërkohë që në të njëjtën kohë, tritol iu vendos edhe një banese në Lushnje. Po ashtu, në të dy rastet nuk ka pasur asnjë viktimë, por vetëm dëme materiale. 

fushë krujë tritol ne fushe kruje

Sondazh

Poll