Aktualitet

Shpërthimi në Lushnje/ Banesa në pronësi të emigrantit në Angli, autorët hodhën tritolin nga makina dhe ia mbathën

Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga rruga drejt oborrit të shtëpisë, nga një makinë në lëvizje.

2 Nëntor 2022, 11:02 Nga a.l
Shpërthimi në Lushnje/ Banesa në pronësi të emigrantit
Foto Ilustruese

LUSHNJE- Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol mbrëmjen e djeshme në një banesë në Lushnjë, ku jetonte tregtari i fruta-perimeve Altin Lamçe. TVKlan raporton se vetë banesa është në pronësi të kunatit të Lamçes, Arben Turku, i cili është në emigrim në Angli.

Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga rruga drejt oborrit të shtëpisë, nga një makinë në lëvizje. Nga shpërthimi u thyen xhamat dhe dyert e shtëpisë. Dëme pësuan po ashtu edhe dy makina që ishin të parkuara në oborr.

Në banesën në Lushnje jetojnë 5 persona, çifti Lamçe me dy fëmijët e mitur 12 dhe 15 vjeç dhe nëna 77-vjeçe. Altin Lamçe nuk rezulton të jetë person me precedentë penal. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë po shihen edhe kamerat e banesave të lagjes. 

lushnje shperthim detaje altin lamce

Sondazh

Poll