Aktualitet

'Jam sëmurë'/ Ardjan Çapja s'paraqitet, shtyhet gjyqi për të akuzuarit për vrasjen e babë e bir në Elbasan

Shkak është bërë mungesa në seancë e Ardian Çapjas i cili kishte për të dhënë deklarime në kuadër të dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

2 Nëntor 2022, 12:51 Nga A.B
'Jam sëmurë'/ Ardjan Çapja s'paraqitet, shtyhet
Ardjan Capja

TIRANË–Seanca për Ardian Çapjan, Etien Canin, Klajdi Dokolin, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, është shtyrë. Shkak është bërë mungesa në seancë e Ardian Çapjas i cili kishte për të dhënë deklarime në kuadër të dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja. Çapja kishte kërkuar shtyrjen e seancës me argumentin se është sëmurë.

Seanca e radhës është vendosur të zhvillohet më 9 nëntor në orën 12:00.

Çapaj u vu në pranga pasi akuzohet për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012.

Për çfarë akuzohet Çapja?

Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Gjatë prangosjes së tij u sekuestrua edhe një kallashnikov, pesë radio dhe uniforma policie. Për të njëjtin krim është shpallur në kërkim edhe Florenc Çapja, nipi i Ardianit. Në momentin që forcat RENEA kanë shkuar në shtëpina e Ardian Çapjas për ta arrestuar atë, brenda kanë gjetur edhe një person tjetër të shpallur në kërkim, Ardi Çekani. Emri i Çapjas doli nga dëshmia e të penduarit Ervis Bardhi.

ardjan capja

Sondazh

Poll