Aktualitet

Masakra e Lushnjes, babai i Laert Haxhiut shkon vetë në SPAK: Duan të na çojnë në vëllavrasje, djali im është në arrati

Laert Haxhiu shtoi se aktualishti i biri është në arrati dhe se nuk ka asnjë qëllim që të dorëzohet, por theksoi që nuk ka asnjë adresë të saktë për vendndodhjen e tij. 

2 Nëntor 2022, 11:12 Nga k.m.
Masakra e Lushnjes, babai i Laert Haxhiut shkon vetë në
Qamil Haxhiu

TIRANË- Qamil Haxhiu, babai i një prej të akuzuarve për masakrën e Lushnjes, në 2017-n, Leart Haxhiut ka shkuar sot vetë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një prononcim për gazetarët jashtë dyerve të gjykatës, ai pretendoi se ka prova që tregojnë se i biri nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur ndodhi masakra e Lushnjes në vitin 2017. Ndër të tjera, Haxhiu shtoi se aktualishti i biri është në arrati dhe se nuk ka asnjë qëllim që të dorëzohet, por theksoi që nuk ka asnjë adresë të saktë për vendndodhjen e tij. 

"Nëse brenda 15 ditëve nuk merret parasysh zhvillimi i dosjeves, atëherë Prokuroria na bën me faj sikur kemi bërë vrasje. Djali im ndodhet në arrati, sepse nuk kemi besim tek drejtësia. Nuk e di saktësisht për momentin se ku është.  Prokuroria e çështjes merr urdhër nga Prokurori që varet dhe thotë që jam unë për çdo gjë këtu. Ne kërkojmë vlerësim nga Prokuroria. E drejta zbardhet me dëshmitë që kanë dhënë dëshmitarët dhe të gjitha akuzat. Djali im vetëdorëzohet dhe e bën edhe deklarimit, por kujt do i vetëdorëzohet? Kësaj Prokurorie të korruptuar. Djali im nuk ka lidhje me vrasjen. Djali im ka qenë jashtë shtetit atë kohë, të hapet sistemi TIMS. Këtu ka nisur një proces me hipotezë. Ka prova, ka kamerat e vendngjarjes, janë dëshmitarët. Duan të na çojnë në vëllavrasje. Unë nuk ruhem fare sepse nuk kam bërë gjë. Prokurorja e çështjes i ka bërë presion dëshmitarit në sallën e gjyqit. Doloreza Musabelliu është prokurorja. Ka dalë hapur dhe i ka bërë presion dëshmitarit. Po na çon në vëllavrasje,"-tha Qamil Haxhiu.

Laert Haxhiu është një nga më të shumëkërkuarit në Shqipëri. I riu, u dëgjua për herë të parë në masakrën e 2017-s, ngjarje që u quajt "masakra e Lushnjes", ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Për ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin, ndërsa në kërkim vazhdon të jetë Leart Haxhiu, i cilësuar edhe si kreu i grupit kriminal.

qamil haxhiu laert haxhiu

Sondazh

Poll