Aktualitet

Aksioni i policisë brenda lokalit në Durrës, biznesi u konfiskua dje, dyshohet se ushtrohej prostitucion

Ky lokal është në ambientet e hotel ‘Colombo’ i cili u konfiskua ditën e djeshme pasi pronari Pëllumb Tuda akuzohej për prostitucion e drogë. Ermir Toro shprehet se tashmë pronësia e biznesit i ka kaluar atij.

2 Nëntor 2022, 11:12 Nga A.B
Aksioni i policisë brenda lokalit në Durrës, biznesi u konfiskua
Policia

DURRËS- Policia kreu dy ditë më parë kontrolle në bodrumin e hotel 'Colombo' në Durrës. Ky kontroll, i bërë publik me pamje nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi aksionin e policisë brenda lokalit të natës. 


Ky lokal është në ambientet e hotel ‘Colombo’ i cili u konfiskua ditën e djeshme pasi pronari Pëllumb Tuda akuzohej për prostitucion e drogë. Ermir Toro shprehet se tashmë pronësia e biznesit i ka kaluar atij. Efektivët e policisë dyshonin se në lokalin e natës kishte përdorim të drogës dhe ushtrohej prostitucion. Pronari i lokalit Ermir Toro tha se kontrolli i policisë zgjati 1 orë e 10 minuta dhe i vunë prangat vëllait dhe badigardit të tij dhe i kanë liruar po atë natë.

Toro rezulton si i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje. Hotel ‘Colombo’ u konfiskua me vendim gjykate, pasi pronari Pëllumb Tuba akuzohej për prostitucion dhe trafik të lëndëve narkotike. 

sali berisha ermir toro pellumb tuda

Sondazh

Poll