Aktualitet

Projekti i rrugës Thumanë-Kashar/ Banorët e fshatit Bërxullë sërish në protestë: Firma e ka shtruar “tapetin”, është kundër ligjit

Ata i kanë bërë thirrje kryebashkiakut që të ndalojë punimet pasi firma që zhvillon aktivitetin është në kundërshtim me ligjin.

2 Nëntor 2022, 10:40 Nga a.l

 

Projekti i rrugës Thumanë-Kashar/ Banorët e fshatit
Pamje nga protesta

 

BËRXULLË- Banorët e fshatit Bërxullë kanë protestuar sërish te Bashkia e Vorës për ndërtimet në aksin Thumanë-Kashar, projekt i cili rezikon të shembë banesat e tyre. Ata i kanë bërë thirrje kryebashkiakut që të ndalojë punimet pasi firma që zhvillon aktivitetin është në kundërshtim me ligjin.

Sot nga bashkia i kërkojmë që në ditën e parë që ka filluar zhvillimi i projektit jo në territorin tonë faktikisht por në territoin e bashkisë në një fshat që është ngjitur me fshatin tonë ku ka filluar aktiviteti gati e ka shtruar tapetin. Ditën e parë ne kemi kërkuar nga kryetari i Bashkisë i cili ka edhe struktura të tjera se duhet të kishte ndërhyrë që në momentin e parë sepse firma e cila zhvillon aktivitetin është në kundërshtim me ligjin sepse nuk ka leje ndërtimi nuk ka vendim shpronësimi edhe sikur mos ketë indicie nga banorët, vetë bashkia duhet të shkojë me policinë dhe të pezullojë punimet pra që në momentin e parë që e konstaton këtë”, tha njëri prej banorëve.

Kjo është hera e tretë që banorët e Bërxullës janë ngritur në protestë, më herët banorët thanë se nuk janë kundër projektit por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës. Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre.

thumane proteste berxulle

Sondazh

Poll