Aktualitet

Gara për kreun e SPAK, sot afati i fundit, a do ketë një tjetër kandidat?

Pasi raundi i parë dështoi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyu afatin për garën, e nuk vonoi shumë derisa Edvin Kondili depozitoi kërkesën e tij për të garuar. Disa ditë më parë, njëri pas tjetrit, vendosën që të garonin edhe Adnan Xholi, i pasuar nga Altin Dumani. Por edhe emrat e depozituar kanë ngjallur debate në të shkuarën.

2 Nëntor 2022, 10:02 Nga k.m.
Gara për kreun e SPAK, sot afati i fundit, a do ketë një
Foto ilustruese

TIRANË- Sot është afati i fundit për emrat që do të shprehin interes për të qenë në krye të Prokurorisë së Posacme Anti-Korrupsion. Deri tani janë vetëm 3 persona ata që kanë shprehur ambicien për të drejtuesit institucionin e drejtësisë e për të zëvendësuar Arben Krajën. Pasi raundi i parë dështoi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyu afatin për garën, e nuk vonoi shumë derisa Edvin Kondili depozitoi kërkesën e tij për të garuar. Disa ditë më parë, njëri pas tjetrit, vendosën që të garonin edhe Adnan Xholi, i pasuar nga Altin Dumani. Por edhe emrat e depozituar kanë ngjallur debate në të shkuarën.

Fillimisht kur u hap gara për pasuesin e Krajës, në media qarkulloi lajmi se bëhej fjalë për pikërisht këto tre emra që do të garonin. Lajme që nuk u pritën mirë nga opozita. Më konkretisht, Gazment Bardhi hodhi dyshime se gara dhe fituesi ishte paracaktuar, por parashikimi nuk doli shpejt. Kjo pasi në fazën e parë nuk pati asnjë garues, ndërsa tanimë janë konfirmuar të tre emrat që u përfolën.  

Nëse nuk ka ndonjë kandidat tjetër, gara do të mbyllet sot dhe më pas të gjithë garuesit do të dalin para KLP-së për t'u marrë në pyetje e më pas, kreu i ri i SPAK do të zgjidhet përmes pikëzimit. Ndërkohë që drejtimin e SPAK e ka ende Arben Kraja, i cili e përfundon mandatin në datën 19 dhjetor . Me përfundimin e madatit të Krajës, merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Kjo sepse drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, edhe pse Kraja u mundua të ndryshonte këtë rregull. Me pretendimin se ishte drejtuesi i parë dhe nuk kishin pasur infrastrukturën e nevojshme për të punuar me kapacitet të plotë, Kraja kërkoi edhe 3 vite në detyrë, por kërkesa u rrëzua menjëherë. 

gara për kreun e spak

Sondazh

Poll