Politike

Berisha: Rama është gjysmë i lajthitur, kriminel elktoral, ju jap fjalën e nderit se kalbësira do përmbyset për 24 orë

Berisha tha se Edi Rama po largon votën e lirë nga partia, ndërsa zotohet se do të mbrojë votën e shqiptarëve.

1 Nëntor 2022, 23:29 Nga I.A
Berisha: Rama është gjysmë i lajthitur, kriminel elktoral, ju jap
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se thelbi i betejës së tij është të rikthejë votën e lirë te shqiptarët. I ftuar në emisionin “Log” në Abcnews, Berisha tha se Edi Rama po largon votën e lirë nga partia, ndërsa zotohet se do të mbrojë votën e shqiptarëve.

“Thelbi i betejës për mua është rikthimi i votës së lirë. Unë jap fjalën e nderit para shqiptarëve se beteja për votën do të jetë betejë vendimtare për shqiptarët. Unë do të mbrojë votën e shqiptarëve”, tha Berisha në Log.

Berisha e cilësoi Ramën “kalbësirë”, që mund të përmbyset për 24 orë.

“Edi Rama është kalbësirë që përmbyset për 24 orë, ta garantoj unë. Po t’ia bëj borxh popullit, populli e ngre me lecka atë. Në këtë betejë Rama futet si skërdallë, Rama është gjysmë i lajthitur. Beteja reale në Tiranë është me Veliajn. Rama është në ikje. Kthimi im e tmerroi Ramën. E kë vënë re si i dridhet zëri. Kur me përmend emrin ai është i tmerruar”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll